Adele filmohet e dehur në klub nate, teksa ngjitet në skenë për të kërcyer striptiz

by admin
Spread the love

Adele tronditi shikuesit e klubit të natës të enjten mbrëma kur u zhvesh në sytjena dhe u fut në skenë për të bërë striptiz.

Këngëtarja e hitit “I Drink Wine”, 33 vjeçe, kishte parë ngjarjen e “G-A-Y Porn Idol” në Heaven të Londrës përpara se të vendoste të përfshihej, duke hipur në skenë dhe duke bërë një vallëzim provokues.

Në momentin që ajo iu afrua tubit në skenë për të bërë vallëzimin e striptizit, kërcimtarët e tjerë të skenës shikonin të tronditur, shkruan DailyMail.

Adele, e cila është kthyer në shtëpi në Londër pas fitores së saj të trefishtë në Brit Awards 2022 të së martës, u xhirua nga të pranishmit në klubin e natës, kërcente e veshur me një kostum të bardhë.

Më herët gjatë mbrëmjes, ajo kishte bërë një performancë shumë të civilizuar kur u shfaq në emisionin “Graham Norton” e veshur me të njëjtin kostum, ku foli për suksesin e saj të madh në Brit Awards këtë javë.


Pasi ndoqi shfaqjen striptiste nga këndi VIP i klubit të natës, Adele vendosi që të përfshihej në shfaqje, duke u ngritur në skenë për t’u afruar te tubi, ndërsa publiku i pranishëm brohoriste.

Në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve britanike, Brit Awards 2022, këngëtarja e hitit “Easy On Me” ishte një nga artistet më të vlerësuara, pasi fitoi tri çmime të rëndësishme.

Ajo fitoi në kategorinë “Artisti i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” për ‘Easy On Me’ dhe “Albumi i vitit” për albumin ‘30’.

Pasi fitoi çmimin “Artisti i vitit”, Adele i tha audiencës: “E kuptoj pse ky çmim ka ndryshuar, por më pëlqen të jem një artiste femër”, duke iu referuar kështu faktit se shfaqja kishte eliminuar kategoritë gjinore.

Ndryshe nga vitet e tjera, Brit Awards 2022 vendosi që të mos kishte çmime “Artisti i vitit (mashkull)”, dhe “Artistja e vitit (femër)”, por një çmime të vetëm pa gjini, të quajtur “Artisti i vitit”.


You may also like