Adani kritikon Allegrin: Ka humbur energjinë, nuk është më i besueshëm

by admin
Spread the love

“Ai nuk ka më besueshmëri, sezoni ka qenë katastrofik”. Kjo është kritika që Lele Adani i ka bërë Massimiliano Allegrin në prag të sfidës kundër Sassuolos.

Bardhezinjtë nuk kanë qenë kurrë pretendentë të besueshëm për titull këtë sezon dhe Kupa e Italisë është shansi i tyre i fundit për të fituar një trofe në sezonin 2021-2022. Allegri është kritikuar për stilin e lojës dhe rezultatet e Juventusit, ndërsa Adani është ndër ata që fajësojnë trajnerin toskan.

“Ai ka humbur energjinë, komunikimi i tij është i dobët dhe nuk ka më motivim dhe kredibilitet”, tha ai për RAI. Ai po përpiqet të justifikojë një sezon që ka qenë katastrofik, më i keqi në 11 vjet.”

Allegri konfirmoi javën e kaluar se do të qëndrojë në krye të “Zonjës” edhe për tre vite të tjera. 54-vjeçari fitoi 11 trofe gjatë periudhës së tij të parë pesëvjeçare me Juventus midis 2014 dhe 2019, kur ai gjithashtu arriti dy herë në finalen e Champions League.

Gjigantët e Serie A do të përballen sot me Sassuolo-n në stadiumin Mapei dhe mund të shkojnë në tetë pikë diferencë nga Roma nëse fitojnë. /oversport.tv

Foto: leleadani Instagram

You may also like