Ada dhe Bashkimi sqarojnë videon e publikuar ku u kapën mat në një lokal – Shqip

by admin
Spread the love

18:52 | 11 Tetor 2021

Bashkimi dhe Ada sqaruan videon e cila bëri bujë të madhe.

Konkurrentja e “Përputhen” Iriada Shahollari e njohur për publikun me nofkën Ada është mjaft e njohur për linjat e saja trupore, shkruan lajmi.net.

Ajo bëri bujë të madhe ditën e parë të hyrjes në emisionin e dashurisë, kur u shfaq me linjat e pabesueshme trupore të cilat thuajse ‘trullosën’ të gjithë konkurrentët.

Bashkimi dhe Ada së fundi janë parë së bashku në një lokal ku dukeshin se po shijonin shoqërinë e njëri tjetrin, kurse Ada po vallëzonte mjaft joshëse në videon e publikuar nga faqja Vipat e Bllokut.

Dyshja sot kanë sqaruar këto pamje të publikuara ku thanë se Ada kishte vizituar Kosovën dhe e kontaktoi Bashkimin për ta pyetur se ku mund të ‘pinte shisha’. M pas Bashkimi tha se ai e vizitoi atë vetëm në shenjë respekti dhe se nuk ka asgjë të fshehtë mes tyre jashtë emisionit./Shqip/

You may also like