ACEEEO shpërbëhet në heshtje, KQZ-ja kishte votuar për përjashtimin e institucioneve të zgjedhjeve të Rusisë dhe Bjellorusisë

by admin
Spread the love

Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO) është shpërbërë në heshtje.

Deri
te kjo situatë ka ardhur për shkak të dështimit për të arritur kuorumin për të
votuar për përjashtimin nga ky asociacion të institucioneve të zgjedhjeve të
Rusisë dhe Bjellorusisë. Sipas statutit të ACEEEO-s, përjashtimi bëhet me 2/3 e
votave, por kjo nuk është arritur gjatë procesit të votimit, pasi nuk kanë
votuar të gjithë anëtarët institucionalë.

Për
shpërbërjen në heshtje të ACEEEO-s ka njoftuar në mbledhjen e KQZ-së, kryetari
i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi. KQZ-ja e Kosovës kishte votuar më 7
mars për përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga ky asociacion.

“Ju
njoftoj se Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian është shpërbërë në
heshtje. Kjo ka ndodhur për shkak të dështimit për të arritur kuorumin për të
votuar për përjashtimin e dy institucioneve të zgjedhjeve, të Rusisë dhe
Bjellorurisë. Përjashtimi nga ACEEEO, sipas statutit, bëhet me 2/3 e votave, por
kjo nuk është arritur gjatë procesit të votimit, pasi nuk kanë votuar të gjithë
anëtarët institucionalë. Më 7 mars, KQZ-ja e Kosovës ka votuar për përjashtimin
e Rusisë dhe Bjellorusisë nga ACEEEO, si dhe e kemi informuar Sekretariatin e
ACEEEO që nëse kjo nuk ndodhë atëherë edhe KQZ-ja e Republikës së Kosovës do të
tërhiqej nga anëtarësia në këtë asociacion”, tha Radoniqi. 

Pakënaqësitë
e anëtarëve institucionalë në ACEEEO filluan pas agresionit të Rusisë mbi
Ukrainën, e cila u mbështet edhe nga Bjellorusia. Në këto rrethana, shumë
anëtarë filluan të kërkojnë përjashtimin e institucioneve të zgjedhjeve të
këtyre dy shteteve.


deklaratën e KQZ-së, të datës 7 mars, që i është dërguar Sekretariatit të
ACEEEO-s, theksohej se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës,
i bashkohet thirrjeve kundër agresionit të Federatës së Rusisë në shtetin e
pavarur të Ukrainës dhe solidarizohemi me kolegët e Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve të Ukrainës dhe të gjithë shtetasit ukrainas. Ky agresion rus është
një sulm i papranueshëm kundër një shteti të pavarur dhe sovran, por edhe
kundër demokracisë dhe liderëve të zgjedhur në mënyrë demokratike nëpërmjet
zgjedhjeve”.

ACEEEO
ishte themeluar në fillim të viteve 90’ta të shekullit të kaluar, pas rënies së
komunizmit, me qëllimin e qartë për të forcuar institucionet zgjedhore
demokratike dhe për të promovuar procese dhe procedura të shëndosha demokratike
mes anëtarëve të saj dhe të tjerëve të përfshirë në procesin zgjedhor. ACEEEO
përbëhej nga anëtarët instituiconalë, pra institucione që merren me menaxhimin
e zgjedhjeve dhe referendumeve. ACEEEO kishte në përbërje 25 anëtarë
institucionalë, pra 25 shtete të ndryshme, ku bënte pjesë edhe Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, i cili ishte anëtarësuar me të
drejta të plota në shtator të vitit 2016.

You may also like