Abuzoi seksualisht, dënohet me katër vite burg Santi Mina

by admin
Spread the love

Lojtari i Celta Vigo, Santi Mina është dënuar me katër vite burg për shkak se ka abuzuar seksualisht. Ditën e sotme gjykata mori vendimin, që menjëherë u apelua nga avokatët e futbollistit. Ai u dënua gjithashtu edhe me 50 mijë euro gjobë, si dhe një urdhër për t’i qëndruar 500 metra larg viktimës për 12 vitet e ardhshmë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, ndërsa pala mbrojtëse tregon se gjithçka ka ndodhur në konsensus me viktimën dhe jo në mënyrë të dhunshme. Megjithatë, gjykata e shpalli fajtor lojtarin që tashmë ka një tjetër betejë në gjykatën e apelit.

Ndërkohë për këtë ngjarje ka reaguar edhe klubi spanjoll i Celta Vigo duke e pezulluar menjëherë lojtarin nga ekipi. Ata thanë se deri sa të mbarojë gjykimi i lojtarit dhe të merret vendimi final lojtari nuk do të jetë më pjesë e asnjë aktiviteti të këtij ekipi. /oversport.tv

Foto: RC Celta, Facebook

You may also like