“Abissnet Superiore”, Serie A dhe kampionati skocez, çfarë mund të ndiqni sot në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Do të jetë një ditë me shumë evente kjo e shtunë në Oversport dhe Tibo që do të startojë me Kampionatin Europian të Peshëngritjes U-23 të cilin mund ta ndiqni në Oversport 5. Më pas në orën 13:30 do të startojë sfida midis Heart dhe Celitc në kuadër të javës së 12-të të kampionatit skocez të futbollit.

Në orën 14:00 do të luhen 5 ndeshje të Kategorisë së Parë ku spikat sfida Tërbuni-Korabi me këta të fundit që luajnë për kreun e klasifikimit. Lushnja do të presë në shtëpi Turbinën, ndërsa Besa e Kavajës do të përballet me Luzin. Do të luhen gjithashtu edhe Burreli-Tomori dhe Oriku-Apolonia.

Në orën 15:00 do të startojnë në Oversport dhe Tibo dy sfida të “Abissnet Superiore” Kukësi-Egnatia që transmetohet në Oversport 2 dhe Kastrioti-Laçi që keni mundësi ta ndiqni në Oversport 3. Paralelisht me këto sfida, në Oversport 1 do të transmetohet sfida e Serie A, Salernitana-Spezia.

Në 17:45 kampionët në fuqi të Tiranës do të ndeshen me Erzenin, një sfidë që mund ta ndiqni në Oversport 2. Në orën 18:00, në Oversport 1 vjen dueli Milan-Monza në kuadër të javës së 11-të të Serie A. Dita do të mbyllet me një tjetër duel të Serie A, Fiorentina-Inter. Edhe kjo sfidë do të transmetohet në Oversport 1 dhe do të startojë në orën 20:45. /oversport.tv

You may also like