Abdullahu (PDK) për rastin në Shtërpcë: Autori të vihet para drejtësisë

by admin
Spread the love

Pas plagosjes së dy të rinjve serbë, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se rasti duhet të ndriçohet sa më shpejtë nga organet e drejtësisë.

Ai iu bëri thirrje organeve të rendit që autori të vihet para drejtësisë.

“Është e domosdoshme që të gjithë pa dallime të kontribojmë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakëftoftësi si parakusht që të mos përkeqësohet në asnjë aspekt”, ka shkruar Abdullahu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Abdullahu, të plagosurve iu ka uruar shërim të shpejt.

Kujtojmë se sot, dy serbë të moshës 11 dhe 21 vjeç janë sulmuar, ku Policia e Kosovës e kanë arrestuar të dyshuarin.

You may also like