Abdullahu: Kryeministër, Presidente, paraqitja e juaj në kompanitë e mëdha mediale botërore nuk e kompenson, shkuarjen e juaj në “Shtëpinë e Bardhë”

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu publikisht, Kryministrit Kurti e Presidentes Osmani i ka thënë se paraqitja e tyre në CNN, Euro News, BBC k nuk e kompenson shkuarjen në “Shtëpinë e Bardhë”.

“Nuk e kompensojnë këto intervista tuaja përshkruese, të vërtetën që duhet ta thoni në “Shtëpinë e Bardhë” dhe sidomos jo koordinimin që duhet ta bëni atje me SHBA-t për strategji të re në rrethana të reja gjeopolitike. Nuk ka asgjë të keqe në këto blic online paraqitje të juaja krejt ordinere, përveç nëse mendoni se po e boni namin me këtë. E reklamat e juaja plotë ngazëllim për këto paraqitje e lë këtë përshtypje. Apo edhe më keq, nëse mendoni se me ato paraqitje po e kompensoni atë që po ua thonë shumica tash sa kohë se po ju mungon shumë – bashëkrendimi i politikave të juaja me politikat e SHBA-s”, ka shkruar Abdullahu.

You may also like