Abdulah Oyekanmi është prezantuar këtë të martë te KF Trepça ’89.
Mesfushori luajti te mitrovicasit në ndeshjen kundër Drenicës javën e kaluar, të cilën e fituan në udhëtim me rezultatin 2:5, shkruan Gazeta Express.
Por, klubi nga “Riza Lushta” ka njoftuar sot për arritjen e marrëveshjes me 19-vjeçarin nga Nigeria.
Njoftimi i plotë nga Trepça ’89 (pa ndërhyrje):
“Abdulah Oyekanmi është futbollisti më i ri i cili bëhet pjesë e familjës bardhëegjelbërt.
Abu është 19-vjeqar dhe vie si përforcim në repartin e mesfushës të ekipit.
Nigeriani ishte pjesë e formacionit startues në ndeshjën ndaj KF Drenicës ku pat një paraqitje shumë të mirë.
Abus i urojmë shum suksese në fanellën gjelbërtebardhë
Mirëseerdhe Abu”.