Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët

by admin
Spread the love

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se është shpifje e madhe të thuhet që partitë opozitare “provojnë ta rrëzojnë qeverinë në komunikim me ndërkombëtarët”.

Sipas Abdixhikut, kryesia e LDK-së ka mbajtur mbledhje e qëndrim të qartë, që marrëveshja duhet të jetë finale dhe ligjërisht e obligueshme.

“Ky është qëndrimi i LDK-së. Mos shpif, mos e sjell debatin në ceshjte personale se janë cështje shumë serioze”.

“Nuk kemi nevoje ne as para Chollet e as para Escobarit të japim ndryshe, janë qëndrime publike. LDK-ja po thotë që kërko marrëveshje finale me ta që t’i ndajmë rrugët negociuese e më pas të merremi me cështjen e vendeve mosnjohëse, të merremi me anëtarësimin në NATO”, është shprehur Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Abdixhiku tha se çdo devijim nga kjo pozitë, është devijim i rëndë i gjithë rrugës, teksa tha se “tragjedia e vendit është se po sjell marrëveshje devijuese”.

You may also like