Abdixhiku: I kërkuam Kurtit të jetë i guximshëm, e mbështesim marrëveshjen për njohje

by admin
Spread the love

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se nga ky i fundit u njoftuan për dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse tha se këtë
njoftim e morën dy javë me vonesë, ai ka kërkuar nga Kurti që të jetë i guximshëm
në dialog me Serbinë.

Ai thotë se kreu i
Qeverisë duhet që të kërkojë marrëveshje përfundimtare që garanton njohje, marrëveshje
që do ta mbështes edhe LDK-ja.

“U informuam për
dialogun edhe pse kjo ftesë vjen dy jave pas dialogut. I kërkuam kryeministrit
të jetë i guximshëm që të shkojë në dialog, të kërkojë marrëveshje përfundimtare
që sjell edhe njohjen e Kosovës”.

“Ne e mbështesim një marrëveshje e cila sjell njohjen e Kosovës, në përputhshmëri me Kushtetutën dhe sovranitetin territorial. Në fund i kërkuam që të raportoje në Kuvendin e Kosovës, para dhe pas dialogut. Presim që procesi i dialogut të marrë hapa të rinj zhvillimor”.

You may also like