Abazoviqi takohet me Muhaxherin e Krasniqin

by admin
Spread the love

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron për vizitë zyrtare në Pejë, ku u prit nga i pari i komunës, Gazmend Muhaxheri.

Përveç Muhaxherit, në këtë takim i pranishëm ishte edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, raporton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Abazoviqi gjatë dy ditëve të fundit është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, ku sot u takua me të parën e shtetit, Vjosa Osmani, ndërsa pas kësaj vizite, ai do të jetë për vizitë në Devolli Corporation.

Ndërkaq, Devolli si nikoqir do të shtrojë iftar për mysafirët nga Mali i Zi, meqë vizita e tyre po zhvillohet në muajin e Ramazanit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like