Abazoviç i shpëton një aksidenti, makinës nuk i punonin frenat – Shqip

by admin
Spread the love

Makinës së kryeministrit nuk i funksionuan frenat

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi dha detaje këtë të shtunë në lidhje me një incident që kishte pasur kryeministri i vendit, Dritan Abazoviç, pak ditë më parë. Kreu në detyrë i qeverisë malazeze i ka shpëtuar një aksidenti pasi automjetit zyrtar me të cilin ai po lëvizte nuk i kanë funksionuar frenat.

Ngjarja ka ndodhur në 31 Korrik, kur Abazoviç po kthehej nga një vizitë në Tivar në një rrugë mjaft të pjerrtë. Makina e eskortës ka dalë nga rruga dhe është ndalur në një hapësirë me zhavorr. Kreu i qeverisë më pas ka zbritur nga automjeti dhe ka vijuar rrugën me një tjetër makinë.

Ministria e Brendshme e Malit të Zi sqaroi se po zhvillohen hetime për të verifikuar nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme. Sipas të njëjtave burime kontrollet e deritanishme tregojnë për një avari për shkak të vjetërsisë dhe kilometrazhit të konsiderueshëm që kishte bërë automjeti. Vetë Abazoviç nuk ka bërë komente për ngjarjen.

Tv Klan

You may also like