A$AP Rocky akuzohet sërish për tradhti, këtë herë një nënë me tre fëmijë

by admin
Spread the love

Një grua britanike, nënë e tre fëmijëve ka deklaruar se i fejuari i Rihanna-s, A$AP Rocky, e ka ngacmuar me mesazhe fshehurazi për muaj të tërë.

“The Sun” ka zbuluar se një grua e quajtur Jilly O’Donnell është kontaktuar në Instagram, nga dikush që sipas saj është reperi dhe ka marrë shumë mesazhe flirtuese.

Sipas Jilly-t, komunikimi i supozuar mes saj dhe Rocky filloi në dhjetor të vitit të kaluar dhe zgjati deri në fillim të muajit mars. Ajo ka deklaruar se ai ka dashur edhe ta takojë.

Jilly pretendon se fillimisht nuk e kishte idenë se kush ishte reperi. Në fund e mbyll gjithçka me deklaratën: “Asgjë nuk ndodhi dhe e gjitha mbeti një bisedë, ndërsa Rocky dhe Rihanna janë shumë të lumtur bashkë”.

Ky lajm vjen vetëm disa javë pasi u mohuan thashethemet se ai e kishte tradhtuar partneren e tij me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi.

Rihanna, aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me reperin./revistawho.com

You may also like