“Aaaa, po e dridhni tani”, Ylli Rakipi “zë ngushtë” deputetin demokrat: A duhet të largohet Berisha? Ja si përgjigjet Lefter Gështenja

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për ngjarjet në Partinë Demokratike dhe nëse Sali Berisha duhet të largohet njëlloj si Basha.

Gështenja fillimisht sugjeroi se Berisha duhet “të bëjë hap pas”, por në fund doli në konkluzionin që edhe mund të mos e bëjë këtë hap.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Ju jeni që zoti Berisha të bëjë hap mbrapa?

Lefter Gështenja: Unë jam i pari që kam kërkuar që të gjithë bashkë të bëjmë hap pas.

Ylli Rakipi: Jo, jo, kjo është metaforike. Po të pyes për Sali Berishën. Po e dridhni tani bisedën. Duhet apo jo të bëjë hap pas Berisha? Kështu kuptojmë qëndrimin tuaj.

Lefter Gështenja: Basha zgjodhi vetë të dorëhiqej. Berisha edhe mund të mos e japë. E zgjedh vetë…

Ylli Rakipi: Aaaa e pra. Mund të mos e japë, thotë zoti Gështenja. Pra, pak a shumë po thotë jo.

Agron Shehaj: Ajo që po ndodh është që grupi parlamentar nuk përfaqëson anëtarësinë e PD. Anëtarësia votoi në shumicë për zotin Berisha. Të lexojnë votën e demokratëve dhe të mos kërkojnë qiqra në hell.

You may also like