A nuk të shijon ndonjëherë më shumë ndarja sesa lidhja? Camila Cabello-s, po

by admin
Spread the love

Këngëtarja Camila Cabello menjëherë pas ndarjes nga Shawn Mendes i është kthyer pasionit të saj të vjetër, kalërimit .

Autorja e hitit “Havana” u fotografua duke hipur mbi kalë me miqtë në Los Angeles dhe duhet theksuar se dukej e lumtur dhe e relaksuar, jo siç do prisnin shumica të ishte pas ndarjes.

Cabello ishte veshur thjesht, me një palë xhinse me bel të lartë, një bluzë me stampë një foto të Elvis Presley si dhe një këmishë ku dominonte ngjyra e kuqe.

Camila Cabello dhe Shawn Mendes javën që lamë pas kanë njoftuar fundin e romancës së tyre përmes një deklarate të përbashkët që e publikuan nëpër Instagram-et përkatëse.

You may also like