A mundet Atalanta të aspirojë vendin e katërt?

by admin
Spread the love

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, ndërthurur me humbjen e rëndë në Champions League ndaj Borussia Dortmundit, kuqezinjtë shkojnë në Bergamo për ndeshjen delikate ndaj Atalantës, e vlefshme për javën e 15-të të Serie A. Stefano Pioli e prezantoi ndeshjen në konferencën për shtyp, duke dhënë sqarime për shumë çështje që prekin skuadrën e tij.

Sezoni nuk ka shkuar ende në gjysmë të rrugës, por tashmë ka pasur disa momente…

Kanë mbetur edhe shumë ndeshje për të bërë renditjen përfundimtare, por është e qartë se vazhdimësia e rezultateve nuk mund të mungojë.

Kjo është ajo që ne kërkojmë, është objektivi ynë i madh.

Një tjetër mundësi e madhe është nesër. Objektivi minimal është për të arritur në top-katërshe, por duam të bëjmë diçka më shumë.

A mundet Atalanta të aspirojë vendin e katërt?

Nuk e di, kemi zhvilluar lojëra gjithmonë të mira me të, të vështira po e po. Gasperini po bën një punë të shkëlqyer. Atalanta është ekip i kompletuar, me cilësi dhe organizim, me fizik dhe intensitet, me mesfushorë që shënojnë.

You may also like