A mund të kthehet ish- i dashuri në shokun më të ngushtë? Semi dhe Bojkeni provojnë se po

by admin
Spread the love

Brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Semi tregoi për historinë e dashurisë me Bojken Lako, marrëdhënie kjo e përfunduar, por që ka lënë pas shumë respekt mes të dyve.

Dhe me një foto në “Instastory”, Semi ka treguar se Bojken është shoku më i mirë i saj, edhe pas një ndarjeje e cila ka qenë zgjedhje e tyre.

“Shoku më i mirë për gjithë jetën”, ka shkruar Semi krah videos së Bojkenit.

Kjo marrëdhënie me siguri frymëzon shumë të tjerë duke lënë të nënkuptuar se edhe pas ndarjes së një çifti mund të ketë miqësi./revistawho.com

You may also like