A mund të caktohet koordinator edhe për Sarajin?Mexhiti s’e përjashton mundësinë!(Video)

by admin
Spread the love





Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, nuk e përjashton mundësinë që kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, të caktojë koordinator të BDI-së edhe në Saraj, siç bëri me Bujar Osmanin në Çair, shkruan gazeta LAJM. Por, Mexhiti, thotë se këto veprime të njëanshme nuk e ndihmojnë partinë dhe bën thirrje për ta kthyer debatin në organet e partisë.

“Nuk e di çfarë veprime mund të priten, por këto nuk janë veprime që i kontribojnë unitetit, të mirës së BDI-së dhe proceseve. Këto janë akte jo demokratike, jo statutare, akte të cilat edhe në të kaluarën nuk kanë sjellur dobi për shqiptarët dhe BDI-në, sepse me vendime të tilla, të ngutshme, jo mirë të menduara kemi patur pasoja të rënda në degët tjera të BDI-së. Në Çair sa i përket palës tonë, ne do të kontribojmë deri në fund me gjakftohtësi, me mençuri, me maturi për të dalur nga kjo situatë, nuk i kontribojmë përçarjes apo konflikteve”, tha Mexhiti.







Artikulli paraprakMexhiti: Osmani “ekspert” i shumë fushave, në Çair s’e kanë për qejfi (Video)




You may also like