A keni frikë nga ndonjë arrestim i mundshëm? Habit me deklaratën e tij Sali Berisha

by admin
Spread the love

Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse ka frikë nga një arrestim i mundshëm.

Në një intervistë televizive, Berisha tha se nuk e njeh këtë frikë pasi sipas tij ka zbatuar gjithmonë vetëm ligjin.

“Prej dy javësh tashmë në banaqe televizive qarkullojnë fjalë se mund t’ju arrestojnë. A keni frikë ju nga një arrestim i mundshëm?”, pyetet Berisha.

“Ata janë individë që vijnë nga bota e krimit politik. Nuk më impresionojnë. Kurrë nuk kam frikë sepse kam qëndruar gjithë jetën time në vendin tim dhe kjo është trimëria ime kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk do më dëgjoni kurrë të ketë një shkelje ligji në detyrat ku unë kam qenë”, u shpreh ish-kryeministri.

You may also like