“A ke ardhur për femra apo për meshkuj?” Ritvana me akuza të forta ndaj Argjendit

by admin
Spread the love

Ritvana dhe Argjendi kanë qenë dy nga konkurrentët e Për’puthen që kanë pasur më shumë se një marrëdhënie të mirë, por gjërat tashmë kanë ndryshuar.

Raportet mes tyre janë ftohur, ndërsa Argjendi e quajti Ritvanën të paedukatë dhe të shtirur në çdo takim. Ritvana nu ki priti aspak mirë këto akuza dhe tha se edukatën ia ka dhënë familja, duke e quajtur Argjendin “idiot”.

Debatet mes tyre kanë vazhduar edhe në prapaskenë dhe ka qenë Ritvana ajo që sërish ka akuza të forta dhe e ka pyetur Argjendin nëse ka shkuar në program për vajzat apo për djemtë.

Pjesë nga biseda:

Argjendi: E di si je sjellë ti?

Ritvana: Si jam sjellë?

Argjendi: Shtrembime, mosrespekti, mospërshëndetja …

Ritvana: Kur?

Argjendi: Çdo ditë.

Ritvana: Kur të jam shtrëmbëruar unë ty more?

Argjendi: Çdo ditë kur vjen.

Argjendi e ka quajtur sërish të paedukatë Ritvanën, ndërsa ajo vazhdoi me akuzat e rënda ndaj tij.

Ritvana: Unë e paedukatë?! Ti ndaje mendjen për kë ke ardhur këtu. Nëse ke ardhur për femra apo për meshkuj.

Argjendi: Ç’ka je t’u fol?

Ritvana: Ej, mos prek.

Argjendi: A e ke idenë ç’ka je t’u fol?  Unë s’kam ardhur për tipin e femrës si ti së pari.

Ritvana: As unë për meshkuj si ti, nëse je mashkull.


You may also like