A kanë parë diçka të pazakontë banorët e Prugocit ku u gjet një laborator droge? (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prokuroria Themelore në Prishtinë në një aksion të përbashkët me policinë kanë gjetur një laborator të improvizuar për prodhimin e substancave narkotike në fshatin Prugoc të Prishtinës.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se aty janë gjetur dhe sekuestruar 179 bimë narkotike të llojit kanabis.

Personi që dyshohet se i ka kultivuar ose prodhuar këto bimë akoma nuk është identifikuar dhe i njëjti është në kërkim.

Prokuroria ka bërë të ditur se ky laborator i improvizuar ka qenë i vendosur në një shtëpi me qira që është marrë nga i dyshuari.

Në ndërkohë banorët e këtij fshati i kanë thënë Klan Kosovës se nuk kanë vërejtur ndonjë banor të ri ditëve të fundit. Ata kanë thënë se kanë dëgjuar se ky laborator ka qenë i vendosur në një shtëpi shumë të vjetër.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me këtë rast.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas këtij aksioni duke paralajmëruar se pas këtij aksioni dhe një të mëhershmi që ndërlidhen me zbulimin e laboratorëve të improvizuar të drogës priten edhe të tjerë.

You may also like