A ju kujtohet Hatem Ben Arfa? Ai hoqi dorë nga futbolli dhe po ndërton karrierë në një sport tjetër

by admin
Spread the love

Hatem Ben Arfa mbërriti në Paris Saint-Germain në vitin 2016 si një futbollist që synonte të arrinte majat e futbollit me gjigantin francez.

  

Pesë vjet më vonë, ai bëri vetëm 30 paraqitje dhe shënoi tre gola, përcjell lajmi.net.

Ai tani mbahet mend vetëm si një futbollist që premtonte shumë dhe nuk arriti aspak pritshmëritë e tij te Paris Saint-Germaini.

Sot ai ka një karrierë të re. Ai hoqi dorë nga futbolli dhe luan padel në nivel profesional.

“Ai luan padel çdo ditë”, shkruan Le Parisien.

Deri më tani këtë vit, ai ka luajtur 70 turne padel, dhe renditet në vendin e 1342 në renditjen botërore të padelëve./Lajmi.net/

You may also like