A jeni penduar që keni dhënë dorëheqjen? Lulzim Basha habit me përgjigjen e tij

by admin
Spread the love

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar vendimin e dorëheqjes së tij në funksion të ri-ngritjes së PD. I pyetur nga gazetarët nëse është penduar që ka marrë këtë vendim Basha tha se beteja nuk është vetëm e tija.

Basha: Beteja nuk është vetëm e imja. Nuk mund ta fsheh faktin që PD dhe unë investojmë në këtë betejë por sot flas në emër të të gjithë shqiptarëve që 25 prilli u erdhi si një ditë e hidhur. Sot Shqipëria është në bisht edhe në krahasim me vendet e Ballkanit.

A është penduar se ka dhënë dorëheqjen?

Basha: Nuk dua t’u jap askujt mundësinë të spekulojë. Vendimet e mia janë në funksion të ri-ngritjes së PD-së.

Kush janë aleatët tuaj?

Basha: SHBA, BE ata që ndihmuan në ardhjen e demokracisë, ata që bënë të mundur lëvizjen e lirë.

You may also like