A ishte tatuazhi i Aubameyang arsyeja pse Arteta la sulmuesin jashtë skuadrës?

by admin
Spread the love

Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang u fotografua duke bërë një tatuazh vetëm një ditë para se të largohej nga skuadra për arsye disiplinore, transmeton Insporti.

Tatuazheri, Alejandro Nicolas Bernal postoi një foto në të cilën shfaqet duke bërë tatuazh në parakrahun e majtë të sulmuesit të Gabonit. Megjithatë, nuk dihet ende nëse tatuazhi ishte arsyeja e shkeljes disiplinore të 32-vjeçarit.

Një zëdhënës i Arsenalit tha për The Sun: “Ne do të flasim me lojtarin për t’i kujtuar atij përgjegjësitë e tij dhe për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.”

Athletic raportoi të shtunën se Aubameyang ishte larguar pasi u kthye më vonë se sa ishte planifikuar nga një udhëtim jashtë vendit.

Thuhet se atij i ishte dhënë leja për të udhëtuar për një arsye personale, por kthimi i tij i vonuar pati një efekt negativ për protokollet kundër Covidit të ekipit.  

Arsenali triumfoi në ndeshjen ndaj Southampton me rezultat 3-0. /Insporti.com

You may also like