A flasin Pique me Shakirën? Përgigjet nëna e këngëtares – Shqip

by admin
Spread the love

E ëma e Shakirës u bë pjesë e programit “Univisión”, që shkoi dhe e intervistoi atë pranë spitalit ku është shtruar William Mebarak, babai i këngëtares së njohur kolumbiane dhe bashkëshorti i Nidia Ripoll.

Ish-vjehrra e Gerard Piqué është kontaktuar nga shtypi spanjoll për të marrë informacion në lidhje me ndarjen mes këngëtares dhe lojtarit të Barcelonë.

LEXO EDHE KETE

Nga fustanet e bardhë te betimi, dalin detaje nga dasma e Jennifer Lopez: Kam duruar 20 vite

Nidia Ripoll, lidhur me thashethemet se Gerard Pique, babai i nipërve të saj Milan dhe Sasha, i ishte bashkuar sërish këngëtares për të rindërtuar lidhjen e tyre, nuk mohoi asgjë: “Nëse kjo është ajo çfarë duan, duhet të bëjnë atë që i bën të lumtur”.

Kur u pyet nëse Shakira dhe Piqué kishin ende një dialog mes tyre, nëna e yllit të pop-it u përgjigj: “Nuk e kam idenë, as nuk i pyes, vërtet”.

Në lidhje me marrëdhënien e saj personale me Piqué, bashkëshortja e Mebarak shtoi: “Kemi pasur një marrëdhënie të mirë, por nuk kam folur me të prej një kohe të gjatë. Megjithatë, kurrë nuk u grindëm”./Botapress.info/

You may also like