A është shtatzënë apo jo? Xhensila Myrtezaj publikon foto nga palestra me barkun e…

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë vënë në qendër të lajmeve rozë ditët e fundit. Përflitet se çifti i njohur është në pritje të një fëmijë të dytë. Madje, gjatë ditës së sotme, ka qarkulluar një tjetër lajm, ai i gjinisë së bebit.

Sipas asaj që aludohet në media, Xhensila dhe Besi janë në pritje të një djali. Mirëpo, vetë këngëtarja ka vendosur të reagojë publikisht dhe të na zbulojë se si qëndron e vërteta. Përmes dy postimeve në Instagram, duket se Xhensila nuk është në pritje të ëmbël.

Në një prej postimeve, ajo ka publikuar një foto të sajën nga palestra me barkun e sheshtë ndërsa në postimin tjetër, këngëtarja shkruan: “Filluan prap më duket”, duke iu referuar kështu mediave të ndryshme.

Kujtojmë që Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

You may also like