A e njeh Berishën si kryetar të PD-së? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë pavarësisht se mendimet e tij nuk përputhen me ato të Sali Berishës për mënyrën si drejtohet PD, kjo nuk i pengon për t’u bashkuar për të fituar zgjedhjet lokale.

Në një emision televiziv, Bardhi u shpreh se qëndrimi i tij për Berishën mbetet i pandryshuar, nuk e njeh si kryetar të PD dhe mendon se me të në krye të PD nuk mundet Edi Rama.

“Ky konflikt që ka nisur në qendër dhe që do të vazhdoj sepse unë kam një mendim ndryshe se si duhet të ishte tani PD. Berisha mendon se ka të drejtë të drejtojë një parti për 32 vite dhe mund të rikthehet përsëri në ’91, në 2021, mendoj se kjo nuk na bën alternativë qeverisëse. Nuk ka asnjë çështje për të cilën kam ndryshuar mendim për Berishën, por kjo s’më pengon të hyj në bashkëpunim me një pjesë që mendon ndryshe nga unë në PD për të zgjedhur kandidatë të përbashkët për të mundur Ramën në zgjedhjet lokale”, tha Bardhi.

You may also like