A e mbështet VMRO-DPMNE-ja Besën në Tetovë? Mickoski: Vendimet partiake do të merren të shtunën

by admin
Spread the love

Nëse Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mbeten të ndara në vendimin për mbështetjen ndaj Bilall Kasamit për të parin e Tetovës, si do të veprojë në këtë rast VMRO-DPMNE, me të cilin koalicioni ASh-AAA ka marrëveshje bashkëpunimi. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk tregon asgjë paraprakisht! Thotë se ditën e shtunë do të vendosin mbi mbështetjet ndaj partive të tjera politike.

“Të shtunën në Ohër do të kemi seancë të Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror dhe atëherë do të sjellim vendim mbi atë lloj të mbështetjes. Tani jemi seriozisht të koncentruar në rrethin e dytë të zgjedhjeve”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Edhe Kumanova, në rreth të dytë për lokalet ka dy kandidatë, Oliver Ilievskin nga LSDM dhe Maksim Dimitrievski si kandidat i pavarur. E meqenëse se kandidati i VMRO-DPMNE-së, Toni Mihajlloski, nuk kaloi në rreth të dytë, a mund të pritet që VMRO-DPMNE ta mbështesë Dimitrievskin, dikur pjesë e LSDM-së.

“Nuk është vetëm atje, kemi kandidat të pavarur edhe në Debërcë, pra jo vetëm në Kumanovë dhe Tetovë. Ndoshta këto janë komuna më të mëdha, por kemi kandidat të pavarur edhe në Debërcë. Sa i përket mbështetjes së kandidatëve që janë pjesë e partive politike që janë pjesë e koalicionit “Ripërtëritja e Maqedonisë”, e thashë mbrëmë që VMRO-DPMNE pa mëdyshje i mbështetë dhe mbështetja e njëjtë vlen edhe për kandidatët e Aleancës dhe Alternativës”, shtoi Mickoski.

I pyetur nëse pret mbështetje e koalicionit Aleanca-Alternativa në Kërçovë, për kandidatin Aleksandar Jovanovski në Kërçovë, Mickoski tha se ende nuk kanë biseduar për atë çështje. Përndryshe Jovanovski në rrethin e dytë në Kërçovë përballet me Fatmir Deharin nga BDI.

You may also like