A e dini se çfarë ndodhi me sportin e Kosovës në vitet e 90-ta! Arkani e uzurpoi…

by admin
Spread the love

A e dini se ndeshja e fundit e Prishtinës në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, ka qenë me 10 gusht në Shkup kundër Ballkanit Stokokomercit.

A e dini se që nga muaj gusht i vitit 1991 e deri me 10 qershor të vitit 1999, stadiumet dhe palestrat tona sportive kanë qenë të uzurpuara nga regjimi serb.

A e dini se sportistët dhe sportistet shqiptarë kanë luajtur në fusha të improvizuara, në livadhe dhe terrene me beton, të përndjekur, të rrahur dhe të arrestuar nga regjimi serb 1991 – 1999.

A e dini se në vitin 1993, “Sport” i Beogradit e akuzonte Ajet Shoshollin, si irredentist vetëm pse ishte selektor i kombëtares së Kosovës.

A e dini se kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, si basketbollist ka luajtur në salla të improvizuara e në terrene të hapura,  i ndjekur dhe i kërcënuar nga regjimi serb.

A e dini se Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Abdullah Rafuna, Adil Vokrri, Fatmir Namani, Eroll Salihu, Bashkim Idrizi, Bardhec Seferi, Florent Karahoda, Fisnik Lyta, Kushtrim Munishi, Ismet Munishi, Fadil Berisha, Afrim Jashari, Luan Alija, Ajet Shosholli, Bylbyl Sokoli, Ahmet Hasani, Naim Beka, Përparim Buzaku, Luan Prekazi, i ndjeri Ismet Shabani, Abaz Kosumi, etj. aktivitete i kanë zhvilluara në kushte të rënda, ndërsa stadiumet ishin të uzurpuara nga pushtuesi serb.

A e dini se Ajet Shosholli në mes të muajit gusht të vitit 1991, është fyer e kërcënuar rëndë nga regjimi serb, që nuk i ka pranuar masat të dhunshme serbe.

A e dini se Fadil Berisha i ka zhveshur pantallonat dhe ia ka treguar prapanicën UDB-së.

A e dini se Afrim Tovërlani i ka hedhur në baltë të gjitha ofertat e maje nga regjimi serb dhe ka luajtur në livadhe, ka sakrifikuar e rrezikuar jetën për futbollin e Republikës së Kosovës.

A e dini se Afrim Muçiqi në makinën e tij i ka futur 7 veta (futbollistë shqiptarë) e pothuajse edhe të zhveshur duke ikur nga regjimi serb.

A e dini se me 29 korrik të vitit 1995 stadiumi i Prishtinës ka qenë i veshur me flamujt të Serbisë dhe aty u zhvillua një farë turneu Liga e Kampionëve, ku kanë marrë pjesë uzurpatorët Cërvena Zvezda e Beogradit, Partizani i Beogradit dhe Vojvodina e Novi Sadit, ndërsa shqiptarët luanin në Llukar, në Hogosht, Sadovinë, Zllakuqan, Novosellë etj.

A e dini se Besim Hasani ka qenë kryetar i KOK-ut!

A e dini se gazetari serb Mishko Iliq, gazetar i Jedinstvos, shkruante terr e zi për sportistët shqiptarë, vetëm pse flisnin shqip dhe luanin në tokën e tyre.

A e dini se Agim Kasapolli dha lajmin e fuqishëm për 5 minuta Radio Zagreb në vitin 1991, për gjendjen e tmerrshme të sportistëve të Kosovës. 

A e dini se Mishko Lakoviq, njeriu i sigurimit shtetëror luftonte ndaj sportistëve shqiptarë.

A e dini se gjyqtarin Ilaz Spahiun e kanë rrahur derisa sa janë lodhur dhe veç një Zot e di se si ka shpëtuar gjallë nga regjimi serb.

A e dini se Haki Demolli ka qenë vëzhgues në kohën e gjeneratës së sakrificës.

A e dini se Abdurrahim Islami ka qenë trajner në kohën e sakrificës.

A e dini se si janë futur autoblindat në Sremkovnicë dhe janë sulmuar futbollistët shqiptarë

A e dini se disa futbollistë dhe sportistë janë vrarë nga regjimi serb, si ata të KF Feronikelit, KF Liria, KH Vëllaznimit etj.    

A e dini se në ndeshjen famëkeqe Cërvena Zvezda – Partizani në Prishtinë, ishin të pranishëm rreth 25 mijë shikues, të gjithë serbë, madje të ardhur me autobusë nga Serbia. 

A e dini e shqiptarët ishin të privuar nga e drejta e tyre, nga qasja në stadium e palestrat sportive, se ishin të uzurpuara nga regjimi serb. A e dini se në vitin 1993 kryetari i Prishtinës fantome në futboll u zgjedh Zhelko Razhnatoviq – Arkan, kriminel i luftës, i vrarë me 15 janar të vitit 2000 nga vet strukturat serb.

A e dini se Elvira Dushku, Adelina Çipa, Zanfina Ademi, Doruntina Vuniqi, Anduena RIfati etj. kanë luajtur në kushte të rëndë, me frikën se do të arrestohen dhe rrihen nga regjimi serb!

A e dini se në vitin 1997 sportistët dhe sportistet kanë mbajtur protestë popullore kundër regjimit serb dhe ishin të rrethuar me autoblinda dhe nga makineria më e rëndë e Serbisë!

A e dini se Izet Gjinovci ka kontribuar në vitet e 90-ta më shumë shokë për të mbajtur gjallë hendbollin dhe sportin në përgjithësi, duke qenë gjithnjë halë në sy nga regjimi serb.

A e dini se Kosova ka pasur shumë donatorë në kohërat më të rëndë, si Ertan Xhihiqi, Arbon Desku, Galani, Baqir Aliu, Zymer Zeqiri, Afrim Abazi, Shukri Sylejmani etj.

A e dini se asnjë medium serb nuk e ka shkruar një fjalë që shqiptarët kanë të drejtë, por na kanë quajtur irredentist e po luajnë natën.

A e dini se Agim Bytyqi ka qenë kryetar i parë i FFK-së, Isuf Lumi i FBK-së etj.  
Mos të harrojmë historinë, të tregojmë të vërtetën.

You may also like