A do të shkarkohet Solskjaer pas humbjes ndaj Man City?

by admin
Spread the love

Man City ka arritur të mposht Man Utd me rezultat 0-2, duke ia shkaktuar disfatë e pestë Unitedit në 10 ndeshjet e fundit, shkruan Insporti.

Solskjaer ishte afër largimit para dy javësh kur pësuan humbje ‘turpëruese’ ndaj Liverpoolit 0-5, por drejtuesit vendosën t’i besojnë akoma.

Paraqitja në ndeshjen e sotme, mund të jetë fatale për Solskjaerin pasi United patën vetëm një goditje në portë, dhe nuk treguan pothuajse asgjë gjatë tërë takimit.

Man Utd ka vetëm 17 pikë pas 11 xhirove të para, me norvegjezin që po shihet si përgjegjës kryesor për lojën e dobët të ekipit.

Mbetet të shihet nëse edhe pas këtyre rezultateve drejtuesit e klubit t’ia besojnë ende pozitën e trajnerit norvegjezit.

You may also like