A do të marrë pjesë në Big Brother VIP? Shpat Kasapi: Nuk më pëlqejnë ngacmimet!

by admin
Spread the love

Shpat Kasapi është një ndër emrat më të njohur në vendin tonë. Ai ka sjellë për publikun hite muzikore të cilat dëgjohen ende edhe sot. Shpati ka qenë i ftuar në ‘Pardon My French” ku ka folur për jetën personale dhe ka kujtuar me nostalgji nisjen e karrierës së tij muzikore.

“Babi ka qenë ai që është marrë me muzikë. Babai im ka qenë menaxher dhe shpërndarës i kasetave të grupit “Elita 5” njëkohësisht i ndihmonte kur kishin koncerte. Kur ata bënin albumin “Al Capone” në atë kohë i bënin provat tek shtëpia ime. Unë vetëm sa kisha filluar të këndoja në shtëpi me veten dhe kur filluan provat “Elita 5”, babai më merrte shpesh.  Babai kishte bindjen tek unë dhe më thoshte shikoji. Aty duke dëgjuar dhe duke u inspiruar, frymëzuar fillova.

E kujtoj me nostalgji kohën, por nuk e kujtoj shpesh. Në atë kohë jam mërzitur nga fama shumë. Ka qenë një periudhë që nuk e kishim lirinë, atë privatësinë tonë. Nuk është ajo që unë dua tani. Nuk është ajo që dua tani, nuk është jetë për mua.

Më shumë dua ta shikoj muzikën si biznes. Jam lodhur shumë. Vinin tek dera e shtëpisë, nuk më linin të flija, vinte e gjithë klasa apo shkolla. Harroja kur bija të flija kur kisha koncerte, zbrisja poshtë në dyqan të bilja diçka dhe kishte foto dhe puthje andej-këtej.

Nuk e mendoj të rikthehem, sepse e kam shumë të vështirë të vendos për një stil muzike që unë dua ta bëj tani në vitin 2023, por mendoj të ndryshoj diçka nga vetja, por nuk e di sepse me këtë prodhim këngësh që po ecën këtu është shumë vështirë.

Unë jam një njeri me vizione, por fëmija më ka ndryshuar shumë. Më ka rigjeneruar energjinë e brendshme, më ka plotësuar shumë. Jam shumë i lumtur. Përkujdesem, e ushqej, e marr në prehër.

Big Brother? Mendoj që nuk është për mua një ‘reality show’, sepse unë jam një tip që nuk dua të ngacmohem shumë, flas shumë shkurt dhe kur ta pres mendoj se mund të zihem me dikë që më ngcmon. Ndërsa këto lloj ‘show’ janë gjithë ngacmime, ndooshta ju e keni bindjen ndryshe. Nuk jam tip për aty”, u shpreh Shpat Kasapi.

You may also like