A do të lëshojë pe Bullgaria në vitin 2022 sa i përket pozitës ndaj Maqedonisë së Veriut?

by admin
Spread the love

Bullgaria për tërë vitin e la të pandryshuar pozitën e saj në raport me Maqedoninë e Veriut, nuk ka datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, deri sa Shkupi nuk i zbaton kërkesat bullgare.

Presidenti Rumen Radev ishte më këmbëngulës; Bullgaria do të mbrojë interesat e saj kombëtare pavarësisht presionit nga jashtë dhe pavarësisht ndryshimit të Qeverisë.

Nuk do të them “po” para se të shohim mekanizëm të qëndrueshëm për shkuljen e historisë së shtrembëruar dhe sjelljes ofenduese ndaj Bullgarisë që nga librat, muzetë, përmendoret, mediat dhe politika shtetërore”, ishte shprehur Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Kryeministri i ri bullgar, Kirill Petkov, i cili formoi qeveri pas tre proceseve të dështuara zgjedhore njoftoi formimin e grupeve të reja të punës mes dy vendeve për më shumë sfera, të cilët do të sillnin rezultate brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

“Duhet të bëjmë plan veprimi dhe në fillim të janarit këto grupe të kenë rezultate reale, të japin ide që të ecim përpara me negociatat me një plan më operativ”, kishte thënë Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë,

Neve na shpejtohet sepse presim më shumë se dy dekada, ndërsa Bullgaria dëshiron proces i cili do të marrë disa muaj. E për këtë duhet të ulemi e të bisedojmë”, kishte theksuar Nikolla Dimitrov, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Shteti fqinj, mes tjerash, kërkon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, heqjen e gjuhës së urrejtjes ndaj bullgarëve dhe rishikimin e librave të historisë.

You may also like