A do të largohet nga posti? Gjekmarkaj: Deklaratat e Berishës janë non-sense

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti Agron Gjekmarkaj tha se në PD nuk duhet të ketë tabu kur ka kriza. Por sipas tij, në rastin e konflikti të Berishës me SHBA-të, nuk ka logjikë që të ndërhyjë Partia Demokratike.

Gjekmarkaj u shpreh se nuk e ka menduar largimin si deputet i PD pavarësisht se si u zhvilluan ngjarjet.

“Lulzim Basha duhet ta hapë partinë, por kurrsesi në shenjën e këtij konflikti. Nëse Berisha ndodh se krijon një parti të re, është e drejta e tij ta bëjë. Parti të re, sepse Partia Demokratike nuk ka ndonjë lidhje” – tha Gjekmarkaj sa i takon Kuvendit demokrat që ka paralajmëruar Sali Berisha.

Ai shtoi se lideri historik i PD, i shpallur tashmë non-grata, ka deklarata non-sense.

“Ai shprehet se do të kemi relata të shkëlqyera me SHBA. Por SHBA thotë se nuk duam të kemi marrëdhënie me ty. Qoftë dhe deklaratë e sinqertë, Amerika s’ia merr për bazë dhe thotë jo, ju duhet të keni një pozicion tjetër” – tha Gjekmarkaj.

You may also like