A do të kompenzohen bizneset e dëmtuara nga shiu? (VIDEO)

by admin
Spread the love

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka folur për situatën në Prishtinë sot pas vërshimeve që ishin si pasojë e reshjeve.

Ai, në Edicionin Special të Klan Kosovës, ka thënë se do t’u përgjigjen kërkesave dhe nevojave të qytetarëve nga dëmet që kanë pësuar.

“Pas atyre reshjeve dhe breshrit, patëm disa probleme në disa prej zonave, lagjeve dhe rrugëve, për shkak të mos përballimit të gypave të kanalizimit të atyre vërshimeve. Të gjitha ekipet kanë qenë në teren dhe në gjendje gatishmërie dhe kemi intervenuar, edhe zjarrfikësit ishin në gjendje gatishmërie, kemi qenë në teren edhe ne me ekipet e drejtorisë. Situata është nën kontroll nuk kemi më në asgjë lagje probleme”.

“Për të ndihmuar dëmet që janë bërë do të formojmë një task forcë që do të merret me informatat dhe do të bëjë një analizë”, ka thënë Musliu.

You may also like