A do të ketë përplasje fizike nesër në selinë blu? Përkrahësi i Berishës zbulon planin dhe kërcënon hapur Lulzim Bashën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka lënë afat 5 janarin Lulzim Bashës për t’u larguar nga zyra e tij në selinë blu. Ajo se çfarë do të ndodhë ditën e nesërme në selinë e PD-së po shoqërohet me pikëpyetje të shumta.

Ish-deputeti Klevis Balliu, i rreshtuar krah Berishës, i ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ tha se nuk do të ketë dhunë, por quan provokim nga Basha nëse ai do të bëjë rezistencë.

“Demokratët kanë çelësat për të gjithë bravat që ai ka.  Një konfrontim fizik mes demokratëve është e shëmtuar dhe nuk do lejohesh dhe çdo kush që e provokon atë, qoftë me bravat se ka shkuar deri sa ka hedhur vaj. Këto janë të shëmtuara nëse do të përplaset demokratët me njëri tjetrin është i shëmtuar. Ne do të shkojmë në seli për të larguar uzurpatorin e zyrës dhe strukturat aktuale do të marrin në dorë për të udhëhequr partinë. Ndalimi i tyre është provokim, dhe ata nuk e lejojnë”, tha Balliu.

Ai hodhi një sërë akuzash në drejtim të Bashës, e ndërsa shprehet i bindur se ai po bashkëpunon me Edi Ramën. 

“Basha ka përdorur partinë si shtëpi kukullash për interesat dhe hallet e veta duke lënë demokratët të përballen me një situatë jo të mirë. ‘Protestat nuk zgjidhin dot’, nuk e gjen rast të dytë në botë që një kryetar opozite u kërkon qytetarëve që të mos dalin në protestë siç bëri që të mos dalin kundër Ballkanit të hapur, interesat  e tij dhe bashkëpunimi i tij është me qeverinë, akuzat që ngre për Ramën, unë i besoj ndryshe nga Basha që i bën ndoshta për interesa të vetes”, përfundoi Balliu.

You may also like