A do të jetë Alternativa pjesë e Qeverisë, ndonëse nuk ka datë për negociatat me BE-në?

by admin
Spread the love

Admirim Aliti nga Alternativa, në Rruga Drejt, ka thënë se është keqinterpretuar ajo për të cilën ka vendosur Alternativa të futet në Qeveri, duke bërë kështu të nënkuptohet se nuk ishte data për negociatat me BE-në, pika kyçe që kjo parti u bë pjesë e shumicës.

“Mendoj se fakti se kohën e fundit është diskutuar shumë për datën e marrjes nga Unioni Evropian, është përmendur shumë 14 dhjetori, megjithatë ky është një keqinterpretim i asaj për çka ka vendosur Alternativa të futet në Qeveri.

Mendoj se kryefjala e futjes tonë në Qeveri është mosthellimi i krizës politike”, tha Aliti.

You may also like