A bëhet xheloz burri i saj? Julka Gramo: Është artist, prandaj nuk…

by admin
Spread the love

Julka Gramo është një ndër konkurrentet në spektaklin “Dancing With The Stars”. Teksa ishte e ftuar në ‘Goca dheGra’, këngëtarja është pyetur nëse bashkësnhorti i saj bëhet xheloz për partnerin e saj në spektaklin e kërcimit pasi ajo kalon një pjesë të madhe të ditës me të në prova.

Pjesë nga biseda:

Dalina: Ti thua ngela gjithë kohës me Silvesterin…

Julka: Është e vërtetë.

Dalina: Si i tingëllon Andit?

Julka: Një gjë normale sepse ndoshta burri im nuk është nga ata burrat tradicionalë të tipit pozicioni burrë- grua, gruaja rri në shtëpi  dhe nuk mund të dalë me dikë tjetër. Nëse do të ishte kështu nuk do të ishte bashkëshorti im, Andi është artist vetë, ka qenë në skenë, ka qenë dj kohë më parë, madje edhe në disa vende në Itali që do isha shumë xheloze, është shumë interesante, por aspak, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. Madje janë njerëzit që e ngacmojnë që pas asaj sparkatës së famshme. Kur e shohin i thonë ‘Andi mirë ee’? 

Fatma: Duke ditur që është një ndër menaxherët më të mirë në Shqipëri si të shikon nga ana artistike?

Julka: Është kritik më tepër nga ç’duhet.

You may also like