A aspiron drejtimin e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Gent Strazimiri

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka folur për situatën aktuale në PD. Gent Strazimiri gjatë një interviste televizive ka deklaruar se nuk ka si objektiv të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

“Jo. Nuk e aspiroj. Secili ka të drejtë të shpallë kandidaturën. Ai që zgjidhet me vullnetin e lirë të demokratëve votat do të ketë mbështetjen time”, deklaroi ai.

I pyetur nëse i druhen një arrestimi të mundshëm nga Policia e Shtetit me kërkesë të Bashës, Gent Strazimiri nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë por la të kuptohet që nuk i intereson fare çfare mendon zoti Basha.

“Arrestime të grupit të Rithemelimit? Nuk e di. Nuk më intereson fare çfarë mendon zoti Basha. Më intereson që PD është në këmbë sot. Është shprehur në mënyrë të përgjegjshme me veprime masive, transparente. Unë do jem gjithmonë me ta dhe jam i nderuar që jam pjesë e tyre. Çdo veprim pas orës 6 pasdite të datës 11 dhjetor, është veprim i paligjshëm, aventurë politike, morale. Veprime të padenja të njerëzve që mendojnë se janë europiane. I futur në atë rrethin bicioz të mospranimit të realitetit do vazhdojë të bëjë veprime si këto. Janë veprime nul”, tha Strazimiri.

Ndër të tjera, ish-Deputeti thotë se 44 mijë demokratë e kanë shkarkuar Lulzim Bashës nga drejtimi i Selisë blu, pasi e konsiderojnë të padenjë.

“Nuk është injorim ndaj Komisionit të Përkohshëm, por një provokim, përpjekje për të refuzuar realitetin që 44 mijë anëtarë të PD-së, militantë kanë dalë në referendum dhe e kanë shkarkuar si të padenjë, të dëmshëm, njeri që nuk drejton PD-në. Është një armate njerezish që e refuzon. Dalëngadalë po i mbarojnë minutat dhe atyre që kanë lidhur fatin pas qerres së tij. Baza nuk i konsideron më të denjë për t’i përfaqësuar. Unë besoj që nuk do të bëjë asgjë. Nëse do të ishte që baza do ishte me të, nuk kishte asnjë arsye që të mos komunikonte me demokratët. Të gjitha veprimet që po bën janë në kundërshtim me atë që thotë”, përfundoi ai.

You may also like