Klopp: Nuk e kemi harruar atë që ndodhi në Kiev, do të luajmë për Ukrainën

by admin
Spread the love

Liverpooli do të përballet ditën e nesërme në Paris në finalen e madhe të Champions League kundër Real Madridit. Në prag të kësaj supersfidë, trajneri Jurgen Klopp dha konferencën për shtyp, ku tha ndër të tjera se ndeshjen do ta luajnë për njerëzit e Ukrainës.

SITUATA E EKIPIT- “Ekipi është në gjendje të mirë. Fabinho është stërvitur mirë, ndërsa Taigo u stërvit vetëm dje me grupin. Sot do të shohim situatën dhe do të bëjmë më pas zgjedhjet tona”.

REZULTATI– “Nuk e di, ne duhet ta bëjmë këtë pyetje në fund të sfidës. Luajmë përballë ekipit me më shumë trofe, me një trajner që i ka fituar të gjitha. E vetmja gjë që po mendojmë është se si ta fitojmë ndeshjen”.

FINALJA E HUMBUR- “Ne humbëm ndeshjen, por jemi të gjithë të motivuar nga disa gjëra të ndryshme. Ne kemi 25-26 lojtarë dhe të gjithë janë të motivuar në një tjetër mënyrë. Nuk e kemi harruar atë që ndodhi në Kiev, por kemi mjaftueshëm motivim për mos ta lënë të ndodhë sërish”.

MANE- “Sadio po kalon sezonin më të mirë të jetës së tij, është kënaqësi ër sytë që ta shikosh atë. Nuk mund të flas për Bayern Munchen, ne vetëm po mendojmë për finalen. Është e rëndësishme për të, për ne. Nuk është hera e parë që lajmet për Bayernin dalin para një ndeshjeje tonën të rëndësishme”.

STADIUMI- “Të dyja skuadrat kanë një ecuri të mirë të ndeshjeve. Nuk e di nëse fusha do të jetë e mirë ose jo. Ndoshta është perfektë, edhe pse nuk duket ashtu. Shpresoj që askush të mos flasë për fushën. Ne jemi të lumtur që jemi këtu. Ne jemi gati, por historia do na e tregojë. Jam krenar për çfarë kemi bërë, ka qenë speciale. 120 minuta me Chelsean dhe më pas penalltitë. Do të isha më mirë në rast fitoreje, shumë më mirë”.

EKIPI FAVORIT- “Nuk e di. Nëse mendon për historinë, eksperiencën e kundërshtarit, se si Reali i Madridit është kthyer në situata të caktuara… mendoj se është Reali. Nëse ne jemi në formën më të mirë, atëherë mendoj se është vështirë të luash kundër nesh. Siguria e lojtarëve të Realit do të jetë shumë e lartë dhe kjo është diçka e rëndësishme në futboll.

PRITSHMËRITË- “Kur je në një skenë të madhe, do të duhet të bësh një performancë të madhe. Ne e bëmë në Kiev. Ne mësuam se si të fitonim. Askush nuk mund të ndihmoj, të duhet kohë. Kam humbur shumë finale në jetën time. Djemtë janë rritur vërtetë në tre vitet e fundit. Ne jemi pjesë e një klubi masiv. Ne kemi arritur këtu në kohën e duhur”.

PËRGATITJA- “Unë besoj se kur bën gjënë e duhur gjatë gjithë kohës, është gjëja e duhur dhe për finalen. Ne nuk jemi këtu aksidentalisht. Ne jemi vërtet një kundërshtar i bezdisshëm”.

NDRYSHIMI I STADIUMIT PËR SHKAK TË LUFTËS- “Jam i lumtur që sfida luhet këtu për mijëra arsye. Lufta po vazhdon akoma dhe ne duhet të mendojmë për këtë gjë. Loja po vazhdon dhe që nuk luhet në Shën Petërsburg është mesazhi i duhur. Ne do e luajmë këtë ndeshje edhe për njerëzit që luftojnë dhe na shikojnë nga Ukraina”.

You may also like