Princ Leka dhe Elia nisin pushimet dhe na treguan sa shumë është rritur Geraldina

by admin
Spread the love

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë nisur pushimet dhe këtë e kanë bërë të ditur përmes postimeve në rrjete sociale. Çifti ndodhen në jug të Shqipërisë së bashku me princeshën e tyre, Geraldinën. Në fotot e publikuara Princi dhe Elia shfaqen duke pozuar me në sfond detin e kaltër teksa shijojnë të lumtur stinën e ngrohtë. Princi shfaqet duke mbajtur Geraldinën në krahë dhe nuk mund të mos e vinim re që vogëlushja është rritur kaq shumë që nga hera e fundit që e kemi parë. Me këto foto Princi na dha një kartolinë kaq të bukur familjare e këtë e vërtetojnë edhe komentet e shumta nga ndjekësit të cilët i shkruajnë se janë një familje e mrekullueshme. Princi nuk ngurron t’i kthejë përgjigje edhe atyre që e pyesin se ku ndodhet ky vend kaq i bukur. “Në Shqipëri, në detin Jon pikërisht përballë ishullit grek të Korfuzit, të cilin mund ta shihni pas nesh”, shkruan Princ Leka.

You may also like