Sezoni përfundoi dhe tashmë është koha për të menduar për merkaton dhe rinovimet e lojtarëve. Te Napoli, Luciano Spalletti u tregua i qartë se Kalidou Koulibaly është i paprekshëm dhe dëshiron ta ketë atë në ekip edhe sezonin tjetër.
Megjithatë, dëshira e tij mund të mos plotësohet. Arsyeja? Mbrojtësi nga Senegali nuk ka pranuar ende të rinovojë kontratën. Ai ka edhe 1 vit kontratë me Napolin, por nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me drejtuesit e të kaltërve.
Sipas mediave italiane, palët janë ende shumë larg marrëveshjes. Napoli nuk po ofron shumën që dëshiron mbrojtësi dhe për rrjedhojë rinovimi mund të mos vijë. Nga ana tjetër këtë situatë po e monitoron Barcelona që pritet të ofrojë 40 milionë euro për kartonin e senegalezit. /oversport.tv
Foto: Official SSC Napoli, Twitter