Ish-këshilltari Shkëlzen Gashi duke komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në konferencën me kancelarin gjerman theksoi se ai dialogun e përmendi di pikë të fundit.
Ai ka numëruar pikat që përmendi Kurti para dialogut.
‘’Dialogun e pat krejt në fund, si pikë të 10-të. E nisi fjalimin me luftën në Ukrainë. Krimet që e shfrytëzoi rastin me i përmend. Tha jemi qaq vend demokratik saqë opozita i fiton zgjedhjet te na. Mediat janë të lira në Kosovë. I përmendi të drejtat e pakicave. Sundimin e ligjit. Tha e kemi bërë Gjykatën Komerciale. I përmendi kosovarët që jetojnë në Gjermani. I përmendi vizat. Dhe në fund dialogun’’, tha Gashi sonte në Pressing.