“Uniforma” e re “Mugler” e Elvana Gjatës në çdo koncert

by admin
Spread the love

Veshjet e Elvana Gjatës sjellin gjithmonë komente në rrjet dhe kësaj here vëmendja e ndjekësve është përqëndruar te streçet “Mugler”.

E fundit herë ku i ka veshur ka qenë në festivalin e “Southoutdoor”, ku performoi së bashku me trupën e baletit në shi, pa e ndaluar asgjë energjinë e saj dhe të gjithë njerëzve prezent.

Më herët, Elvana ka veshur streçet nga po e njëjta firmë në eventin e mbajtur në Londër me rastin e Pavarësisë në “Electric Brixton”.


Edhe në videoklipin e këngës “S’ka” në bashkëpunim me Mozzik, Elvana veshi streçet “Mugler” në ngjyrë të zezë.

Ky model është një trend i momentit të cilin më parë mund ta keni parë të veshur edhe tek yjet ndërkombëtarë.

Seksi, tërheqëse dhe tejet në formë, Elvana Gjata i ktheu dhe njëherë sytë dhe vëmendjen nga ajo!/revistawho.com

You may also like