Statistikat: Partizani “mbret” i pasimeve në zonë, çuditin Dinamo e Tirana

by admin
Spread the love

FSHF herë pas here publikon statistika të ndryshme nga Superiorja dhe së fundmi zbulon se cilat janë skuadrat që luajnë më shumë në zonën e kundërshtarit, çka tregon në njëfarë mënyre edhe cilat janë ekipet që ngulmojnë më shumë për të sulmuar.

Ekipi që e prek më shumë topin në zonën e kundërshtarit është Partizani, mesatarisht 15.16 herë në 90 minuta. Vllaznia dhe Laçi janë dy ekipet e tjera që konkurrojnë me “Demat”, duke lënë pas Kukësin.

Dinamo dhe Tirana janë dy “çuditë”. Blutë, edhe pse të parafundit në renditje, qëndrojnë goxha gjatë në zonën e kundërshtarëve, madje më shumë se Tirana që kryeson kampionatin. Bardheblutë shquhen për daljet e shpejta dhe finalizimin dhe jo për qarkullimin e topit.

Nga ekipet e fundit, Kastrioti bën më mirë se të tjerët, duke lënë pas Teutën dhe Skënderbeun, ndërsa Egnatia është ekipi që e prek më pak topin në zonën e kundërshtarëve, mesatarisht 8.07 herë në 90 minuta. / oversport.tv

You may also like