21:37 | 10 Tetor 2021
21:37 | 10 Tetor 2021
Në shtëpi banorët u mblodhën duke treguar përjetimet e tyre gjatë tërmeteve në Shqipëri.
Shtëpia e madhe e “Big Brother VIP” tashmë ka bërë bujë të madhe në media, shkruan lajmi.net.
Programi i “Big Brother VIP”, tashmë ka filluar të nxjerrë në shesh disa miqësi të cilat po formohen në shtëpi.
Sot banorët u ulën së bashku teksa edhe filluan të tregonin për përjetimet e tyre për tërmetet që e goditën Shqipërinë. Banorët treguan se kur goditi tërmeti i parë ata ishin në shtëpitë e tyre dhe nuk po mund ta besonin se ishte një tërmet kaq i fuqishëm.
Donaldi shpjegoi se si ai u largua pak sekonda para se të binte dollapi i tij në vendin ku po qëndronte, ndërsa tha se fqinjët e tij kishin dalë të gjithë jashtë për të kuptuar se çfarë po ndodhte.
Semi u shpreh se ajo kishte ruajtur qetësinë deri në momentin që doli nga ndërtesa dhe më pas atë e kaploi frika e madhe./Shqip/