Shkruan në Snapchat e WhatsApp derisa nget autobusin me udhëtarë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Një drejtues i autobusit i kompanisë “Arditi Tours”, është filmuar duke shkruar mesazhe telefoni në rrjetet sociale, WhatsApp dhe Snapchat, derisa po e ngiste automjetin me udhëtarë.

Në xhirimin e bërë gjatë javës së kaluar rrugës për Shqipëri, shihet se ai edhe lëvizë me shpejtësi më të lartë se që lejohet në autosradë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me kompaninë në fjalë.

Nga kompania thanë për Klankosova.tv se me t’i parë xhirimet e ofruara nga portali, kanë ndërmarrë masa dhe e kanë gjobitur shoferin me 200 euro, ndërsa u zotuan se këso raste nuk do të përsëriten më.

Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje të rastit që mund t’i gjeni të bashkangjitur.

You may also like