Kivanç Tatlitug bëhet baba për herë të parë

by admin
Spread the love

Kivanç Tatlitug u bë baba për herë të parë dhe lajmin e bëri publik vetë me një postim në “Twitter”.
Djalin e kanë pagëzuar me emrin Kurt Efe, emër që Tatlitug e mbante në serialin e famshëm “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar edhe në Shqipëri. Çifti ka treguar se kanë zgjedhur këtë emër pasi janë njohur gjatë xhirimeve të këtij seriali dhe merr kuptim të veçantë.
Ai është shprehur se lumturia e tyre është e papërshkrueshme. “E morëm djalin në krahë me shëndet të mirë. Lumturia jonë është e papërshkrueshme. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe paçi fat”, shkruan aktori.
Kivanç dhe partnerja e tij stiliste u martuan në një ceremoni të thjeshtë në Paris, 5 vite më parë./revistawho.com

You may also like