Dani Alves: Nuk i hedh paratë për Haaland, për Mbappe po! Ja pse

by admin
Spread the love

Dani Alves ka dhënë një intervistë për “Sport”, që do të publikohet nesër e plotës. Gjithsesi copëza të saj kanë dalë dhe braziliani ka folur për dy sulmuesit më të përfolur të momentit, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Alves ka theksuar se po të ishte në dorën e tij, ai do të investonte të blinte francezin dhe jo norvegjezin.

“Unë nuk do të hidhja gjithçka për Haaland. Sinqerisht nuk do të shpenzoja shumë para për të. Për Mbappe po, për Haaland jo. Po luaj si drejtor sportiv, por së pari do të vija bast mbi Mbappe.

Ai duket më i kompletuar në çdo aspekt. Nëse do të bëninjë investim të madh, duhet ta bëni në mënyrën më të mirë. Nëse varet nga unë, vë bast mbi Mbappe”, është shprehur Alves. / oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like