Avokati i Alqi Bllako thotë se vonesa prej 12 orësh në arrestimin e ish-deputetit ka ardhur për shkaqe procedurale në ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
Avokati i Alqi Bllakos: Nuk ka pasur qëllim për asnjë moment të shmangë vendimin e gjykatës. Vendimin po e priste tek një shtëpia e një mikut të vetë. Më pas u dorëzua në ambientet e drejtorisë së Tiranës.
Edhe kur kam qenë më parë, e kemi dëgjuar si lajm publik atë të gjykatës. Që në momentin që është dorëzuar masa për Bllakon, unë kam qenë me prokurë të posaçme.
Pse u dorëzua në 4 të mëngjesit?
Sepse në atë moment është njohur me urdhërin e Prokurorisë së Posaçme.